Defekti i sistemit zgjedhor të Ramës: “Mundësia” me 5% votave merr 1 mandat, PSD e Tom Doshit me 3.5% kap 3 mandate!

Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 mandate deputeti.

E treta renditet Partia Social Demokrate, e cila deri më tani parashikon 3 mandate. Më pas vjen Nisma Shqipëria Bëhet, e cila deri më tani parashikohet të marr të paktën një mandat, më pas Lëvizja Bashkë dhe Partia Mundësa po ashtu me nga 1 mandat. Kjo renditje e partive të vogla nuk reflekton numrin e votave në total që ka marrë secila forcë. Për shkak se sistemi zgjedhor i Ramës nuk i favorizon partitë e reja, forcat drejtuara nga Lapaj dhe Shehaj renditen më poshtë se sa PSD e Tom Doshit.

Rezultatet në Tiranë

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 264 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 42,060 vota ose 47.8%.

I dyti në radhë është Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar ka siguruar 30,744 vota, që përbëjnë 35.0%.

Ndërsa forcë e tretë renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani 4,381 vota, që përfaqësojnë 5.0 % të totalit të votave.

Rezultatet sipas partive pjesemarrese ne zgjedhje 

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 42,060 vota – 47.8%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 30,744 vota – 35.0%

Partia Mundësia – 4,381 vota – 5.0%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 3,120 vota – 3.5%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 2,778 vota – 3.2%

Lëvizja Bashkë – 2,482 vota – 2.8%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 1,435 vota – 1.6%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 436 vota – 0.5%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 239 vota – 0.3%

Lëvizja Atdheu (LA) – 140 vota – 0.2%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 104 vota – 0.1%.

gijotina.com/

The post Defekti i sistemit zgjedhor të Ramës: “Mundësia” me 5% votave merr 1 mandat, PSD e Tom Doshit me 3.5% kap 3 mandate! appeared first on GIJOTINA.