Komisionerët ndjejnë lodhjen, ndërpritet numërimi në Dibër dhe Pogradec

Është ndërprerë numërimi në Dibër, ku shkak është bërë lodhja e numëruesve, të cilët kanë kërkuar një pushim për të rifilluar sërish më vonë.

Për herë të parë, Partia Socialiste po rezulton fituese në këtë qark, teksa dominon në të gjitha bashkitë e vendit dhe projeksionet për mandate deri më tani janë 3 me 2 në favor të socialistëve.

Më poshtë rezultati për secilën Bashki në Qarkun e Dibrës.

Peshkopi

Partia Socialiste – 3109 vota

Partia Demokratike – 2465 vota

Bulqiza

Partia Socialiste  – 1896 vota

Partia Demokratike – 1132 vota

Klosi

Partia Socialiste – 2045 vota

Partia Demokratike -1173 vota

Mat

Partia Socialiste – 2822 vota

Partia Demokratike – 1591 vota

Poashtu, edhe në Pogradec  u ndërpre numërimi i votave në KZAZ 70. Raportohet se, në unanimitet, anëtarët e kësaj KZAZ-je kanë vendosur ndërprerjen totale të numërimit deri në orën 12:00.

Shkak për ndërprerjen është bërë lodhja e numëruesve dhe mos paraqitja e numëruesve zëvendësues.

Deri më tani në qarkun e Korçës janë numëruar 171 nga 422 kuti, ku në avantazh është PS me 55% të votave, kurse PD 35%.

The post Komisionerët ndjejnë lodhjen, ndërpritet numërimi në Dibër dhe Pogradec appeared first on GIJOTINA.