Braçe- Këlliçit: Jam rrugës për të kallëzuar bandën tënde elektorale

Një incident i rëndë është raportuar sot nga një qytetare, e cila akuzon hapur kandidatin Belind Këlliçi dhe stafin e tij elektoral për dhunë fizike dhe sjellje të papërshtatshme gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas denoncimit publik, gruaja pretendon se është sulmuar fizikisht nga persona të lidhur me fushatën e Këlliçit. Ajo deklaron se një grua është tërhequr zvarrë dhe një burrë është goditur nga “banda shëtitëse” e cilësuar si pjesë e stafit elektoral të kandidatit.

“Jam rrugës për të kallëzuar penalisht bandën tënde elektorale – kjo është e para,” shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale.

Në vijim të reagimit të saj, ajo hedh poshtë çdo aludim për përfshirje në manipulimin e votave dhe thekson se ka qenë pikërisht ajo që e ka prezantuar kandidatin me ambientet e zyrës dhe njerëzit që punonin aty.

“Thuaju njerëzve që mua më the se nuk ke asnjë pretendim se kam prekur apo blerë qoftë edhe një gjysmë vote!”, përfundon ajo, duke i kërkuar Këlliçit “të bëhet burrë e të thotë të vërtetën”.

Ndërkohë, nuk ka ende një reagim zyrtar nga Belind Këlliçi apo stafi i tij në lidhje me këto akuza.

The post Braçe- Këlliçit: Jam rrugës për të kallëzuar bandën tënde elektorale appeared first on GIJOTINA.