Ora 19:00, mbyllet afati zyrtar i zgjedhjeve

Ka përfunduar afati zyrtar i procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri.

Për 12 orë radhazi, qytetarët shqiptarë brenda vendit kanë ushtruar vullnetin e tyre për të zgjedhur partinë dhe kandidatët e tyre të preferuar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vijon të përditësojë minutë pas minute shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhje, duke marrë parasysh se jo të gjithë qendrat e votimit në shkallë vendi kanë raportuar për numrin e votuesve.

Sipas ligjit, personat qe janë në radhë në qendrat e votimit dhe nuk kanë mundur ende të votojnë, do mund ta ushtrojë të drejtën e tyre deri në fund.

Procesi zgjedhor në Shqipëri përgjithësisht ishte i qetë, ndërsa janë regjistruar vonesa apo incidente të vogla në qendrat e votimit.

The post Ora 19:00, mbyllet afati zyrtar i zgjedhjeve appeared first on Lapsi.al.