Familja denoncoi humbjen e tij, gjendet i pajetë në një kanal 65-vjeçari në Lushnjë

Një person është gjetur i pajetë në kanalin kullues në aksin rrugor pushimi i shoferit Divjakë pranë fshatit Goriçaj. Voktima është Mina Gjini, 65 vjeç, banues në Këmishtaj. Familjarët e kanë denoncuar të humbur mbrëmjen e djeshme në polici ndërkohë që ai është gjetur nga kalimtarë të rastit. Policia po kryen procedurat për zbardhjen e ngjarjes.

Divjakë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:00, në fshatin Goricaj, në një kanal vaditës, është gjetur i mbytur shtetasi M. Gj., 65 vjeç, banues në Goricaj, i cili ka humbur kontaktet me familjarët ditën e djeshme.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

The post Familja denoncoi humbjen e tij, gjendet i pajetë në një kanal 65-vjeçari në Lushnjë appeared first on Lapsi.al.