Bitcoin ka arritur vlerën e më shumë se 100 mijë dollarëve, për herë të parë pas tre muajsh. Siç raporton Bloomberg, kjo rritje u nxit nga pritshmëritë për një zbutje të tensioneve tarifore globale, pas marrëveshjes tregtare SHBA-Britani dhe bisedimeve mes Uashingtonit dhe Kinës.
Çmimi i Bitcoin arriti një rekord prej 109 mijë dollarësh në muajin janar, gjatë inaugurimit të presidentit amerikan, Donald Trump. Më pas, çmimi ra deri në 30 për qind kur tarifat e Trump shkaktuan një tronditje të tregjeve.
“Ky është një tregues i kërkesës së madhe për asetet digjitale në industri, dhe sidomos për Bitcoin,” shpjegojnë ekspertët e sektorit. “Po ashtu, po shohim përfitimet e monedhave digjitale, pasi nuk mund të tatohen. Ato janë gjithashtu një depozitë vlerash josovrane. Në kohë stresi ekonomik, këto asete përfitojnë,” shtojnë ata.
Sektori i kriptomonedhave ka mbështetur Trump gjatë gjithë fushatës, një mbështetje që i është rikthyer nga presidenti pas marrjes së detyrës, pavarësisht pengesave të hershme.
Në të njëjtën kohë, angazhimet e familjes Trump në botën e kriptomonedhave kanë shqetësuar demokratët, të cilët paralajmërojnë se këto biznese përbëjnë një konflikt interesi. Ndërkohë, Senati është i gatshëm të votojë për Aktin GENIUS, që përcakton një grup të plotë standardesh për fillimin, mbështetjen dhe funksionimin e monedhave të qëndrueshme apo “stablecoins”.
Ky legjislacion do të kërkojë që lançuesit e këtyre monedhave të marrin licensa, me mbikëqyrjen që do të përcaktohet nga madhësia e tyre. Entitetet me asete më pak se 10 miliardë dollarë do të rregullohen në nivel shtetëror, ndërsa lançuesit më të mëdhenj do të qeverisen nga rregullatorët federalë.
The post Bitcoin në nivelet më të larta që nga Janari, kalon 100 mijë dollarë appeared first on GIJOTINA.