Dita e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, njihuni me oraret dhe akset rrugoreqë do të bllokohen

Në kuadër të zhvillimit të etapës së dytë të garës ndërkombëtare të çiklizmit “Giro d’Italia”, që do të zhvillohet sot në Tiranë, punonjësit e Policisë, mëngjesin e sotëm, zhvilluan një instruktazh të posaçëm me punonjësit e Policisë, për përmbushjen me përpikmëri të detyrave funksionale përgjatë itinerarit të garës.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë rikujton qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve se ditën e sotme do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi në këto akse kryesore:

Ndalim qarkullimi dhe parkimi – ora 10:00–18:00

• Sheshi “Skënderbej”

• Rruga “Urani Pano”

• Rruga “Dedë Gjo Luli”

• Rruga “Ibrahim Rugova”

• Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”

• Bulevardi “Gjergj Fishta”

• Rruga “Muhamet Gjollesha”

• Bulevardi “Bajram Curri”

• Rruga “Lek Dukagjini”

• Rruga “Dervish Hima”

• Rruga e Elbasanit deri në rrethrrotullimin e Saukut

• Rruga “Abdyl Frashëri”

• Bulevardi “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”

• Rruga pas Pallatit të Kulturës

Gjithashtu, do të ketë kufizime në aksesin e disa blloqeve të banimit, veçanërisht në zonat që lidhen me rrugën “Papa Gjon Pali II” dhe “Ukraina e Lirë”, të cilat nuk do të kenë dalje gjatë orarit të mbylljes së rrugëve.

The post Dita e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, njihuni me oraret dhe akset rrugoreqë do të bllokohen appeared first on GIJOTINA.