Parashikimi i motit, 10 Maj 2025

Vendi do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.

Reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët, kryesisht të përqëndruara në relievet kodrinore-malore të vendit në orët e mesditës e pasdites.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të dobësojnë dukshëm vranësirat duke zhvendosur reshjet e shiut drejt zonave lindore. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 7°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 28°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

The post Parashikimi i motit, 10 Maj 2025 appeared first on GIJOTINA.