Tensione në Elbasan/ Mbështetësit e “Shqipërisë Madhështore” përplasen fizikisht

Një përplasje fizike ka ndodhur në Elbasan mes mbështetësve të kandidatëve të ndryshëm që garojnë nën siglën e “Shqipërisë Madhështore”.

Ngjarja ndodhi gjatë një aktiviteti elektoral që PD po zhvillon në Elbasan sot, ku simpatizantët shihen duke u rrahur me njëri-tjetrin.

Në pamjet shihet se përplasja ka ndodhur mes një grupi djemësh të cilët gjuajnë njëri-tjetrin.

The post Tensione në Elbasan/ Mbështetësit e “Shqipërisë Madhështore” përplasen fizikisht appeared first on GIJOTINA.