Aksidenti i rëndë në Elbasan, përplasen tre oficerë policie

Aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin rrugor ‘Elbasan-Peqin’.

Policia bën të ditur se automjeti me drejtues shtetasin A. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. M., (oficer policie).

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi B. M., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të (tre të dëmtuarit oficerë policie), dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Lexo më tej: Merz në sintoni me Trump: Anëtarët e BE të rrisin shpenzimet për mbrojtjen 

The post Aksidenti i rëndë në Elbasan, përplasen tre oficerë policie appeared first on Lapsi.al.