Arrestimi i kandidatit të Lapajt pasi u kap me kokainë, Taulant Balla: Mos ta kanë organizuar nga brenda o Tiku, apo ky Agroni ka gisht

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Sarandë, Ergys Isufi, pasi u kap me kokainë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka ironizuar duke thënë: “Mos ta kanë organizuar nga brenda, apo ky Agroni mos ka gisht”.

“Mirë prindër, familjarë e krushq kandidatë, po kjo ç’është o Tiku?!

Se mos ta kanë organizuar nga brenda, apo ky Agroni mos ka gisht.

Se një armik do ta gjesh ti tani, siç të ka mësuar baba bufi”, shkruan Balla.

The post Arrestimi i kandidatit të Lapajt pasi u kap me kokainë, Taulant Balla: Mos ta kanë organizuar nga brenda o Tiku, apo ky Agroni ka gisht appeared first on www.lexo.al.