Tragjedi në botën e garave me motorë. Anglezi Owen Jenner, 21 vjeç, dhe Zelandezi i Ri Shane Richardson, 29 vjeç, kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë që përfshiu 11 pilotë gjatë kampionatit britanik të Superbike, në garën “Feature Race” të klasës Supersport, në pistën e Oulton Park. Grupi i garuesve kishte hyrë i ngjeshur në kthesën e parë kur ndodhën rrëzime zinxhir që çuan në përplasje të rënda dhe ndalimin e menjëhershëm të garës, e cila më pas u anulua. Pilotët e dëmtuar u ndihmuan menjëherë në pistë, ndërsa të gjitha ngjarjet e tjera të planifikuara u anuluan.
This sport can be so cruel
Shane Richardson and Owen Jenner have tragically lost their lives today at Oulton Park following an incident in the Supersport race
May they rest in peace
Thoughts are with their loved ones pic.twitter.com/pe8owUoN60
— Everything Moto Racing (@everythingmrace) May 5, 2025
Jenner, kampion në vitin 2023 në kategorinë Stock 600 dhe në vitin 2024 në British GP2, u ndihmua fillimisht në pistë dhe më pas u dërgua në qendrën mjekësore, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të një dëmtimi të rëndë në kokë. Richardson u dërgua me urgjencë në spitalin Royal Stock University Hospital, por fatkeqësisht ndërroi jetë përpara se të mbërrinte, duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijët. Piloti 47-vjeçar Tom Tunstall ndodhet aktualisht i shtruar në një spital në Stoke me dëmtime serioze në shpinë dhe bark.
Lexo më tej: Tragjedi në garat me motor në Gjermani: humb jetën piloti Luca Salvadori
Pesë pilotë të tjerë – Carl Harris, Max Morgan, Cameron Hall, Freddie Barnes dhe Morgan McLaren-Wood – kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë trajtuar në qendrën mjekësore të pistës, ndërsa Lewis Jones, Corey Tinker dhe George Edwards kanë shpëtuar pa lëndime.
The post Aksident tragjik në Superbike: përplasen 11 pilotë, humbin jetën Jenner e Richardson appeared first on Lapsi.al.