Naomi Campbell përjashtohet nga Met Gala 2025

Naomi Campbell, supermodelja ikonike britanike, raportohet se është përjashtuar nga pjesëmarrja në Met Gala, ngjarja vjetore bamirëse që organizohet nga Muzeu Metropolitan i Artit në Nju Jork.

Sipas burimeve të The Sun, përjashtimi i saj lidhet me një konflikt të mundshëm me organizatoren dhe kryeredaktoren e Vogue, Anna Wintour.

“Naomi ia bëri vetes me atë koment. Nuk mund t’i hedhësh hije mbretëreshës së modës dhe të presësh të ecësh në tapetin e saj të kuq,” tha një burim. “Anna nuk harron – dhe nuk fal. Nëse ajo nuk të do atje, nuk je atje. Kaq e thjeshtë.”

Naomi ka qenë pjesë e Met Gala për dekada, dhe mungesa e saj këtë vit nuk ka kaluar pa u vënë re. Ndërkohë, vetë supermodelja, në një video të fundit në kanalin e saj në YouTube “Being Naomi”, tha se ndjehej “shumë e vjetër” për të marrë pjesë në këtë event.

“Ky është i fundit. Nuk mundem… Jam shumë e vjetër. Është shumë për mua, më shkakton ankth,” u shpreh ajo, duke shtuar se mund të ketë marrë pjesë në 20 ose 21 gala.

Spekulimet për një përplasje midis dy ikonave u rritën pasi Anna kritikoi vonesat e Naomi-t gjatë një ceremonie gjatë Javës së Modës në Nju Jork.

Anna kishte për qëllim ta nderonte Naomi-n me një çmim, por supermodelja u vonuw aq shumë sa Anna u largua, dhe çmimin ia dha Samira Nasr, kryeredaktore e Harper’s Bazaar.

“Do të kisha dashur më shumë që ta kisha këtë zonjën, sesa atë tjetrën,” tha Naomi gjatë marrjes së çmimit.

Met Gala 2025 do të mbahet më 5 maj në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork.

 

The post Naomi Campbell përjashtohet nga Met Gala 2025 appeared first on Lapsi.al.