U bë e njohur për historinë me djalin e ish-deputetit, Xhisiela Maloku paraqitet në SPAK

Rikthehet në vëmendjen e medias Xhisiela Maloku, e cila u bë e njohur për historinë sentimentale por edhe të drejtësisë me Rexhep Rrajën, djalin e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Maloku u shfaq për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme brenda një jave.

Ajo u shoqërua nga një tjetër vajzë, e cila ndodhet gjithashtu në ambientet e prokurorisë.

Deri tani nuk është bërë e ditur zyrtarisht në çfarë cilësie është ftuar Maloku dhe çfarë dëshmie ka dhënë.

Xhisiela Maloku ka qenë në qendër të vëmendjes publike në vitin 2018, kur akuzoi djalin e ish-deputetit Rrahman Rraja për dhunë, por q ëmë pas u tërhoq nga akuzat.

SPAK deri më tani nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për këtë zhvillim.

The post U bë e njohur për historinë me djalin e ish-deputetit, Xhisiela Maloku paraqitet në SPAK appeared first on GIJOTINA.