Taylor Swift thumbon Kanye West në një dhuratë për Ed Sheeran

Taylor Swift ka thumbuat Kanye West-in në një shënim privat që ia dërgoi mikut të saj të ngushtë Ed Sheeran.

Në një kavanoz me reçel të bërë vetë, që ia dhuroi këngëtarit të këngës “Photograph,” ajo shkroi:
“Yo Ed — Jam shumë e lumtur për ty dhe do të të lë të përfundosh, por ky është reçeli më i mirë i të gjitha kohërave. — T”

Shënimi  i Swift ishte një referencë ndaj momentit famëkeq kur Kanye West e ndërpreu fjalimin e saj të pranimit në MTV Video Music Awards në vitin 2009.

Ed Sheeran e ndau një foto të dhuratës nga Swift — e cila u bë virale për thumbin ndaj Kanye-s.

Ai kishte postuar foton fillimisht në vitin 2013, por e ndau sërish më 2 prill pasi hapi një llogari të re në Instagram për të ndarë foto nga një telefon i vjetër që e kishte hedhur në vitin 2015.

“Sheqer shumë i mirë,” shkroi ai në përshkrimin e ripostimit.

Momenti që filloi një grindje shumëvjeçare midis Kanye West dhe Taylor Swift çoi në referenca të shumta në muzikën e tyre.

Swift publikoi këngën “Innocent” në 2010, që besohet të jetë për Kanye-n, ndërsa ai iu kundërpërgjigj në këngën “Famous” në 2016.

Fansat shpërthyen nga entuziazmi në komente: “Vetëm ikonat bëjnë kështu,” dhe “Taylor është kaq qesharake për këtë!!”

Sheeran dhe Swift kanë qenë miq për shumë vite dhe kanë bashkëpunuar në disa këngë si: “End Game,” “Run,” “Everything Has Changed” dhe “The Joker and the Queen.”

Gjatë postimit të një selfie-je të vjetër me Swift, Sheeran rrëfeu se fotografitë e gjetura në telefonin e vjetër e frymëzuan për muzikën e tij të re, përfshirë këngën “Old Phone”.

 

The post Taylor Swift thumbon Kanye West në një dhuratë për Ed Sheeran appeared first on Lapsi.al.