Makina përplaset me autobusin në aksin Elbasan–Peqin, raportohet për të lënduar

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:30, në aksin Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur Vidhas.

Raportohet se një automjet është përplasur me një autobus, ndërsa ka të lënduar. Makina është dëmtuar pjesërisht nga përplasja, kurse autobusi ka dalë jashtë rruge.

Në vendngjarje kanë shkuar dy autoambulanca për të transportuar personat e lënduar në spital. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

The post Makina përplaset me autobusin në aksin Elbasan–Peqin, raportohet për të lënduar appeared first on Lapsi.al.