Takuan Roven Zekën në paraburgim, SPAK nis hetimet ndaj zyrtarëve policor

SPAK ka nisur veprimet hetimore përfshirë marrjen në pyetje të disa zyrtarëve policor, lidhur me takimet e paautorizuara me të paraburgosurin e dyshuar për korrupsion Roven Zeka.

Sipas informacioneve SPAK ka marrë deklarimet e të paktën 2 shefave të komisariateve dhe 1 nën/drejtori në kryeqytet, ndërsa është sekuestruar edhe një pajisje telefonike. Ndërkohë, edhe një biznesmen ka qenë subjekt i hetimit të prokurores Elida Kaçkini.

Organi hetues ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, si dhe ka pyetur personat përgjegjës në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, për të hedhur më tepër dritë mbi takimet me të paraburgosurin dhe qëllimin e tyre.

Shef i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës Roven Zeka bashkë me Sokol Novakun shef i hetimit të aksidenteve dhe oficerin e policisë rrugore Edison Tabaku ranë në pranga disa ditë më parë  në kuadër të një hetimi të SPAK pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet për favorizimin e shkaktares së një aksidenti me 5 persona të plagosur lehtë.

The post Takuan Roven Zekën në paraburgim, SPAK nis hetimet ndaj zyrtarëve policor appeared first on GIJOTINA.