Sot luhet në Londër luhet gjysmëfinalja e parë e Champions, Arsenal sfidon PSG

Në Londër mbrëmjen e sotme do të luhet gjysmëfinalja e parë e Champions League. Përballje kjo që do të startojë në orën 21:00 dhe zhvillohet në “Emirates Stadium”.

Një sfidë shumë interesante dhe mjaft delikate mes skuadrave që do të synojnë fitoren në gjysmëfinalen e parë mes tyre. Londinezëve nuk iu lejohen hapa fals në shtëpi, kështu ndaj francezve s’kanë rrugë tjetër veçse triumfit.

Ndërkohë nga krahu tjetër kampionët e Ligue 1 kanë udhëtuar me gjithë forcat e tyre në Londër, teksa ,mbështen fort te Ousmane Dembele. Ky i fundit është padiksutim lideri i tyre dhe paraqitjet e këtij sezoni janë mbreslënëse.

Arsenali mbërriti në këtë fazë duke mos qenë favoritë kundër Real Madridit, por i suprizuan në “Emirates” me shifrat 3-0 dhe fituan në “Santiago Bernabeu” me rezultatin 2-1. Kampionët në fuqi u shtangën totalisht nga londinezët të cilët e merituan totalisht kualikimin për në gjysmëfinale.

Nga ana tjetër PSG-ja, e pati disi më të lehtë duelin me Aston Vilën edhe pse anglezët tentuan tju hapnin probleme, por në fund triumfoi skuadra e Luis Enrikes. Parizienët dëshirojnë ti shkojnë deri në fund këtij kompeticioni.

The post Sot luhet në Londër luhet gjysmëfinalja e parë e Champions, Arsenal sfidon PSG appeared first on GIJOTINA.