Makina përplas këmbësorin që po kalonte trafikndarësen, humb jetën i moshuari

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Tiranë, ku një këmbësor është përplasur nga një makinë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, teksa viktima po kalonte trafikndarësen.

Për pasojë, këmbësori rreth 70-vjeç, ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit me iniciale J. M., rreth 35 vjeç, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.

The post Makina përplas këmbësorin që po kalonte trafikndarësen, humb jetën i moshuari appeared first on Lapsi.al.