“Lirojeni Salianjin”/ Ervini falenderon Vrenozin: Faleminderit ty dhe Korçës, më 11 maj pushteti u rikthehet qytetarëve

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka falënderuar mbështetësin e PD-së Ilir Vrenozi, i cili gjatë takimit elektoral të kryedemokratit Sali Berisha në Korçë, ku I bëri thirrje Edi Ramës që ta lironte sa më parë Salinjin pasi po e mban si të burgosur politik nga frika e fitores së thellë në Korçë.

“Faleminderit Ilir Vrenozi, zëri yt ka më shumë jehonë se zërat e pushtetit bashkë”, tha Salianji, për mbështetësin demokrat që kërkoi lirimin e tij nga qelia.

“Edi Rama tentoi ta joshë, duke përdorur makinerinë e tij të rënde, po ai qendroi i pamposhtur, edhe pse pa media, pa oligarkë, pa pushtet, por vetëm me një telefon e shpirtin e tij të lirë”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera Salianji tha se më 11 maj, “do të shohim se pushteti i vërtetë është i qytetarëve, ndërsa sundimi që ka ngritur autokratuci do të shembet bashkë me të, siç bie një ngrehinë e korruptuar dhe e kriminalizuar, e kalbur në moral.”

Reagimi

Faleminderit Ilir Vrenozi Zëri yt ka më shumë jehonë se zërat e pushtetit bashkë

Mirënjohje pa fund për demokratët e Korçës që përherë e në çdo sfidë luftojnë, përballen, vuajnë e fitojnë së bashku. Falenderim për mikun e veçantë timin dhe të çdo demokrati, Ilir Vrenozin, qëndresa, karakteri dhe burrërria e të cilit është frymëzim për çdo demokrat.

Edi Rama tentoi ta joshë, duke përdorur makinerinë e tij të rënde, po ai qendroi i pamposhtur, edhe pse pa media, pa oligarkë, pa pushtet, por vetëm me një telefon e shpirtin e tij të lirë. Vala e ngritur në atë sallë sonte, do rrezatojë gjatë në Korçë e në gjithë vendin.

Forca miq, kurajo. Do të shohim bashkë me 11 Maj se pushteti i vërtetë është i qytetarëve, ndërsa sundimi që ka ngritur autokratuci do të shembet bashkë me të, siç bie një ngrehinë e korruptuar dhe e kriminalizuar, e kalbur në moral.

The post “Lirojeni Salianjin”/ Ervini falenderon Vrenozin: Faleminderit ty dhe Korçës, më 11 maj pushteti u rikthehet qytetarëve appeared first on GIJOTINA.