Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës për heqjen e masës “detyrim paraqitje”

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kryetarit të PD, Sali Berisha kundër masës detyrim paraqitje për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani.

Lideri i opozitës kishte ankimuar masën që caktoi ndaj tij gjyqtari i Apelit të GJKKO, Engert Pëllumbi në 5 janar të këtij viti.

Më herët, në nëntor 2024 Berisha me vendim të GJKKO u nxor nga arresti shtëpiak pas rreth 1 viti.

The post Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës për heqjen e masës “detyrim paraqitje” appeared first on Lapsi.al.