Deputetët e opozitës shkojnë në Parlament, Garda nuk i lejon të hyjnë

Një ditë pasi mazhoranca përjashtoi 24 deputetët e PD, sot ata janë paraqitur në ambientit të Parlamentit 90 minuta para nisjes së seancës.

Deputetët e opozitës po tentojnë të hyjnë në Kuvendin e Shqipërisë pak minuta para nisjes së seancës plenare, por janë ndaluar nga Garda.

Sekretariati i Etikës përjashtoi me 60 ditë nga Komisionet Parlamentare dhe seancat plenare, deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati.

Ndërkohë, deputeti Edi Paloka është përjashtuar me 10 ditë nga veprimtaritë parlamentare.

Ndërsa 20 deputetët e tjerë janë përjashtuar më 40 ditë.

 

The post Deputetët e opozitës shkojnë në Parlament, Garda nuk i lejon të hyjnë appeared first on GIJOTINA.