“Për 12 vite u ka munguar vëmendja”, Këlliçi prezanton programin për të rinjtë

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka prezantuar programin e PD-së për të rinjtë.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se PD me programin e saj ka parashikuar subvencione serioze për studentët, sipërmarrësit e rinj, por edhe masa konkrete të modernizimit dhe digjitalizimit me hapin e kohës.

Postimi

Të rinjve nuk u ka munguar kurrë shpirti i protestës, rebelimit ndaj një sistemi të padrejtë dhe të kërkuarit të një Shqipërie si gjithë Europa.

Ajo që u ka munguar në 12 vite ka qenë vëmendja, instrumentet politike për të çuar përpara reformat që brezi i tyre kërkon.

Ky brez i inteligjencës artificiale, i mundësive të pamata të zhvillimit personal e shoqëror përballet me paradoksin e jetesës në një sistem që nuk u plotëson asnjë pritshmëri.

Të rinjtë sot kanë nevojë më shumë të dëgjohen sesa t’u japim leksione demokracie.

Partia Demokratike është e ndjeshme ndaj aspiratave, kërkesave dhe dëshirës për ndryshim që të rinjtë kanë.

Për këtë arsye në Programin tonë kemi parashikuar subvencione serioze për studentët, sipërmarrësit e rinj por edhe masa konkrete të modernizimit dhe digjitalizimit me hapin e kohës.

Shqipëria e së ardhmes është Shqipëria e të rinjve!

The post “Për 12 vite u ka munguar vëmendja”, Këlliçi prezanton programin për të rinjtë appeared first on GIJOTINA.