Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme te mbikalimi i Paskuqanit, përgjatë segmentit të Unazës së Madhe në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, raportohet se nga përplasja është regjistruar një viktimë. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe për të menaxhuar situatën.
“Rreth orës 09:35, te mbikalimi i Paskuqanit, një 35 vjeçar, ka përplasur me automjetin që drejtonte, një 72 vjeçare dhe një 66 vjeçare, të cilat dyshohet se po kalonin trafikndarësen. Si pasojë, ka humbur jetën 66-vjeçarja dhe është dëmtuar shtetasja tjetër, e cila është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e veprimeve të metejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, informoi policia.
The post Aksident i rëndë te Unaza e Madhe në Tiranë, humb jetën një person appeared first on Lapsi.al.