Aksident i rëndë në Paskuqan! Makina përplas dy këmbësore, humb jetën njëra prej tyre

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:35 në zonën e mbikalimit të Paskuqanit. Një automjet i drejtuar nga shtetasi R. Q., 35 vjeç, ka përplasur dy kalimtare, të cilat po tentonin të kalonin trafikndarësen.

Njoftimi

Rreth orës 09:35, te mbikalimi i Paskuqanit, shtetasi R. Q., 35 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetaset L. S., rreth 72 vjeçe dhe H. M., rreth 66 vjeçe, të cilat dyshohet se po kalonin trafikndarësen.

Si pasojë, ka humbur jetën shtetasja L. S. dhe është dëmtuar shtetasja H. M., e cila është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e veprimeve të metejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Paskuqan! Makina përplas dy këmbësore, humb jetën njëra prej tyre appeared first on GIJOTINA.