Jugu i Shqipërisë “zgjohet” me lëkundje tërmeti, ja sa ishte magnituda

Lëkundje sizmike janë regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në kufirin greko-shqiptar, në jug të vendit.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane-Mesdhetare, tërmeti ka qenë me magnitudë 4 e shkallës Rihter, teksa epiqendra e tij ka qenë  në Çamandë të Filatit.

Lëkundjet sizmike janë ndier në orën 06:14 dhe janë ndjerë edhe në qytetin e Sarandës dhe të Delvinës.

Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet e forta kanë zgjuar të panikosur banorët në orët e para të mëngjesit.

The post Jugu i Shqipërisë “zgjohet” me lëkundje tërmeti, ja sa ishte magnituda appeared first on GIJOTINA.