Lyon dhe Manchester United do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur çerekfinalen e parë, të vlefshme për Europa League. Sfida që po zhvillohet në Francë, ka nisur në orën 21:00.
Ndërkohë që kjo supersfidë e Ligës së Europës ka nisur me simbole shqiptare. Si çdo herë, lojtarët u futën në fushë me nga një fëmijë në krah, teksa pikërisht njëri prej tyre mori vëmendjen.
Djaloshi që shoqëronte sulmuesin e Lyon, Rayan Cherky, në momentin që u kap nga kamera kryesore bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare. Sigurisht, ai donte të tregonte që shqiptarët ishin prezentë edhe aty.
The post Fantastike në Francë! Supersfida mes Lyon dhe Manchester United nis me simbole shqiptare appeared first on GIJOTINA.