Shembja e çatisë së klubit të natës në Santo Domingo, rritet bilanci në 184 viktima

Tragjedia në klubin e natës në Santo Domingo ka rezultuar fatale për 184 persona. Numri i viktimave po rritet orë pas ore ndërsa janë mbi 100 të plagosur. Nga numri i lartë i të plagosurve pritet të ketë rritje të bilancit të viktimave pasi personat që ndodheshin në klubin e natës kanë marrë plagë të rënda nga çatia që u ra papritur mbi kokë.

“Fatkeqësisht, ju informojmë se deri më sot kemi 184 persona të rikuperuar (të vdekur), bazuar në certifikatat nga INACIF”, njoftoi instituti mjekoligjor i vendit të Karaibeve, Juan Manuel Mendes, drejtori i qendrës së operacioneve emergjente.

Numri i të vdekurve u rrit me gjashtëdhjetë në krahasim me numërimin e mëparshëm zyrtar, dje në mëngjes. Ylli i Merengue, Rubi Perez , krijuesi i shumë këngëve të njohura, është në mesin e dhjetëra personave që kanë humbur jetën, konfirmoi për Agence France-Presse agjenti i tij artistik, Enrique Paulino.

“Është e saktë,” tha Paulino kur u pyet për informacionin për vdekjen e Roberto Antonio Perez Herrera, 69 vjeç, duke shtuar se presim që fëmijët e tij të japin miratimin e tyre për funeralin.

Autoritetet po hetojnë sigurinë statike të ndërtesës dhe abuzimet e mundshme në ndërtimin ose mirëmbajtjen e kantierit si shkaqe të mundshme të shembjes. Qeveria është zotuar të ofrojë ndihmë për të lënduarit dhe të hetojë plotësisht incidentin në mënyrë që të nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë.

The post Shembja e çatisë së klubit të natës në Santo Domingo, rritet bilanci në 184 viktima appeared first on Lapsi.al.