Parashikimi motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb, vijon ndikimi i kushteve të qëndrueshme atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese. Por në zonat përgjatë kufirit lindor parashikohet të ketë vranësira të lehta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Ersekës me 5°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 26°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

The post Parashikimi motit për ditën e sotme appeared first on GIJOTINA.