Policia ka arrestuar 50-vjeçarin Shpëtim Konja, i cili qëlloi me armë në drejtim të vëllait të tij. Nga të shtënat nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale te makina e njërit prej agresorëve.
50-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Dy vëllezërit janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe sherri ka degraduar në përdorimin e armëve, pas një debate për motive pronësie. Gjithashtu, ka nisut procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 57 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje.
The post Qëlloi me armë vëllain pas konfliktit për pronat, në pranga 50-vjeçari në Divjakë appeared first on Lapsi.al.