Tragjike!Tentoi t’i ikte policisë, modelja 27-vjeçare ndërron jetë pasi bie nga ura (FOTO)

Miss Evropa”, Guler Erdogan, ka ndërruar jetë tragjikisht pasi tentoi të largohej nga policia.

Modelja 27-vjeçare thuhet se ishte nën efektin e alkoolit kur u ndalua nga autoritetet në Giresun, Turqi. Pasi dështoi në testin e alkoolit, ajo tentoi të arratisej, duke rënë nga ura dhe duke u goditur nga një automjet..

Mediat e huaja shkruajnë se familja e saj konfirmoi vdekjen e saj dhe fshiu llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Autoritetet kanë nisur një hetim. Erdogan kishte luftuar më parë me probleme të shëndetit mendor dhe kishte tentuar vetëvrasjen në të kaluarën.

 

The post Tragjike!Tentoi t’i ikte policisë, modelja 27-vjeçare ndërron jetë pasi bie nga ura (FOTO) appeared first on GIJOTINA.