Sarandë, burri plagos me thikë bashkëshorten

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në lagjen nr.4 të Sarandës.

Një burrë ka plagosur me thikë në bark bashkëshorten e tij, Miranda Budini.

Ajo është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku mësohet se po merr ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes.

Policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.

The post Sarandë, burri plagos me thikë bashkëshorten appeared first on GIJOTINA.