Wayne Rooney është kapur duke urinuar në publik në Londër. Ish-kapiteni i Anglisë dhe Manchester United u pa i mbështetur pas një muri në kryeqytetin anglez, ndërsa kryente nevojat personale, dhe tani rrezikon një gjobë prej 1200 eurosh.
Nuk është hera e parë që Rooney përfshihet në një situatë të tillë, por ish-trajneri i Plymouth Argyle nuk u shqetësua as pasi e kuptoi se ishte filmuar në këtë moment “intim”. Nuk dihet ende si do të zhvillohet kjo histori, por tashmë episodi është bërë viral në Angli.
Rooney u kap duke urinuar në rrugë: tani rrezikon një gjobë
Rooney kishte dalë me miqtë dhe po kalonte mbrëmjen në lokalin The Nest në Marylebone. Më pas grupi u zhvendos në Novikov në Mayfair për të mbyllur natën. Sipas MailOnline, Policia Metropolitane ka deklaruar se nuk janë raportuar ankesa lidhur me sjelljen e ish-futbollistit.
Nuk është hera e parë që ish-sulmuesi anglez përballet me një situatë të tillë. Në vitin 2013, ai u fotografua duke urinuar pranë një kazani plehrash në rrugën Dalton St. në Manchester. Asokohe ai ishte 24 vjeç dhe asnjë dëshmitar nuk doli për ta denoncuar, duke qenë se ishte një nga futbollistët më të rëndësishëm të Anglisë.
Spend a penny, pay a fine – #DontPeeOffSoho
Urinating in public is an offence
Learn more https://t.co/zoUWzu2XH2 pic.twitter.com/JL3wLjsEAb
— Westminster City Council (@CityWestminster) December 22, 2022
Në Mbretërinë e Bashkuar, urinimi në publik mund të konsiderohet vepër penale dhe mund të sjellë gjoba ose ndjekje penale, në varësi të rrethanave dhe rregulloreve vendore. Sipas informacionit të publikuar në rrjetin social X, Këshilli Bashkiak i Westminsterit – zona ku Rooney u filmua – vendos gjoba deri në 1.000 paund për personat që urinojnë në publik.
Lexo më tej: Video/ Forma fizike e sikletshme, por prekja nuk ka humbur: magjia e Rooney kthen tifozët pas në kohë
Ende nuk dihet se si do të vijojë çështja, por episodi është bërë viral në Angli dhe sjellja e Wayne Rooney është kthyer në temë debati.
The post 1200 euro për një urinim: Wayne Rooney u kap duke e bërë në rrugë, në Londër appeared first on Lapsi.al.