U godit nga treni i mallrave, plagoset rëndë 68-vjeçari në Levan

Një 68-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë këtë të hënë, pasi është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, në Levan, ku shtetasi F. M., rreth 68 vjeç, duke lëvizur, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa F.M. po ecte në këmbë.

“Rreth orës 12:40, në Levan, shtetasi F. M., rreth 68 vjeç, duke lëvizur, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e policisë.

The post U godit nga treni i mallrave, plagoset rëndë 68-vjeçari në Levan appeared first on GIJOTINA.