Tentoi të kalonte në Kapshticë 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 38-vjeçari

38-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të fuste nga Greqia në Shqipëri një shumë parash prej 30 mijë euro të padeklaruara.

Procedimi i tij u bë për kryerjen e veprës penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

The post Tentoi të kalonte në Kapshticë 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 38-vjeçari appeared first on Lapsi.al.