Mateta kthehet në fushë me një kaskë speciale pas dëmtimit: i kanë rindërtuar veshin

Tre javë pas dëmtimit të tmerrshëm në vesh, Jean-Philippe Mateta është rikthyer në fushë. Ishte data 1 mars kur një ndërhyrje brutale nga Roberts i shkaktoi një traumë kraniale dhe një plagë të madhe që kërkoi 25 qepje për t’u mbyllur. Sulmuesi i Crystal Palace iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale plastike për rindërtimin e veshit nga një mjek që mbeti i tronditur nga përmasat e dëmtimit. Tani, gjithçka është lënë pas dhe lojtari është rikthyer në fushë për ndeshjen e FA Cup kundër Fulham.

Ishte paraqitja e tij e parë pas dëmtimit dhe ajo që habiti të gjithë ishte kaska speciale që mbante. Duke qenë se dëmtimi ishte ende i freskët, Mateta kishte nevojë për një mbrojtje shtesë për të ruajtur veshin nga goditjet e mundshme. Nuk ishte një kaskë klasike si ajo e Petr Cech, por një lloj kapeleje si ato që përdoren në waterpolo, e cila mbulonte vetëm zonën e dëmtuar.

Jean-Philippe Mateta is back in action for @CPFC today #EmiratesFACup pic.twitter.com/nwCsVV9oRt

— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) March 29, 2025

Kaska speciale e Mateta

Veshi i tij ishte ende i mbuluar me një fashë për të shmangur infeksionet gjatë procesit të shërimit, por kjo nuk mjaftonte për ta mbrojtur plotësisht. Kështu, në fitoren e Crystal Palace ndaj Fulham, Mateta u rikthye në fushë duke mbajtur një lloj kapeleje të ngjashme me atë të waterpolos, e cila mbulonte vetëm njërin vesh dhe linte të lirë pjesën tjetër të fytyrës dhe kokës. Projektimi i këtij pajisjeje mbrojtëse, i cili u aprovua nga Federata Angleze, kërkoi kohë dhe lojtari testoi tre versione të ndryshme përpara se të gjente atë më të përshtatshmen.

Trajneri i Palace, Oliver Glasner, e komentoi situatën me humor: “Është si një kaskë e waterpolos. Në atë sport, shërben për të mos lejuar që uji të hyjë në veshë, ndërsa ai e ka vetëm në njërën anë. Duket e çuditshme, por tashmë jemi mësuar”. Ishte opsioni më i rehatshëm për të, pasi alternativa tjetër ishte një kaskë e plotë mbrojtëse, e cila gjatë stërvitjeve i shkaktoi vështirësi për shkak të peshës së tepërt.

The post Mateta kthehet në fushë me një kaskë speciale pas dëmtimit: i kanë rindërtuar veshin appeared first on Lapsi.al.