Parashikimi i motit, 26 Shtator 2024

Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës, përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës, të cilat në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 12 m/sek.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 10 deri 27°C

në zonat e ulëta 11 deri 30°C

në zonat bregdetare 14 deri 29°C

 

 

 

The post Parashikimi i motit, 26 Shtator 2024 appeared first on GIJOTINA.