Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani

Është mbyllur java e 13-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, me pesë përballje që sollën gola, rivalitet dhe ndryshime në renditjen e skuadrave.

Egnatia vijon të kryesojë kampionatin, pasi në përballjen e fundit të javës siguroi një fitore 2-1 ndaj AF Elbasanit në “Arena Egnatia”, duke shkuar në kuotën e 30 pikëve.

Në vendin e dytë qëndron Teuta me 26 pikë, pas suksesit 3-2 në transfertë ndaj Vorës.

Tirana triumfoi 3-2 ndaj Skënderbeut në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, duke u ngjitur në kuotën e 19 pikëve.

Ndërkohë, Partizani regjistroi një fitore të rëndësishme, duke triumfuar 4-1 ndaj Dinamo City në “Elbasan Arena”.

Në javën e 13-të, u regjistrua vetëm një barazim pa gola mes Vllaznisë dhe Laçit në stadiumin “Loro Boriçi”.

Rezultatet e javës së 13-të:

Tirana – Skënderbeu 3-2

Dinamo City – Partizani 1-4

Vora – Teuta 2-3

Vllaznia – Laçi 0-0

Egnatia – AF Elbasani 2-1

 

Renditja pas javës së 13-të:

Egnatia – 30 pikë
Teuta – 26 pikë
Tirana – 19 pikë
Skënderbeu – 17 pikë
Dinamo City – 17 pikë
AF Elbasani – 17 pikë
Vllaznia – 16 pikë
Vora – 13 pikë
Partizani – 13 pikë
Laçi – 12 pikë

 

The post Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani appeared first on GIJOTINA.