Një qytetar, i cili iu është bashkuar protestuesve të tjerë që janë mbledhur sot sërish në sheshin “Skënderbej” kundër qeverisë, dënoi dhunën e efektivëve të policisë një ditë më parë.
Në një prononcim për News24, ai tha se ndërhyrje të tilla ndaj protestuesve që kanë dalë në shesh mund t’i bëjë vetëm një organizatë kriminale.
Ai bëri apel gjithashtu edhe për më shumë pjesëmarrje në shesh.
“Ndërhyrje e policisë dje, ndërhyrje që i bën vetëm një organizatë kriminale. Ndërhyrje që nuk kanë shpjegim. Kriminalitet i jashtëzakonshëm.
Kam qenë dhe do të jem në protesta. Shqiptarët duhet të mblidhen kudo që janë sepse bashkimi bën fuqinë”, u shpreh ai.
The post Qytetari dënon dhunën ndaj protestuesve: Këtë mund ta bëjë vetëm një organizatë kriminale appeared first on GIJOTINA.