Një debat i ashpër ka ndodhur gjatë protestës së 28 nëntorit në Tiranë, ku një mbështetës i Partisë Demokratike është përplasur me kreun e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri, dhe deputetin Redi Muçi.
Në videon e publikuar dëgjohet protestuesi që i drejtohet Qorrit me pyetjen nëse paguhet nga Alex Soros, ndërsa ky i fundit e mohon.
Debati vijon me akuza politike, ku mbështetësi demokrat e pyet Qorrin se përse nuk përmend emrin e Alex Soros.
Nga ana tjetër, Arlind Qorri i përgjigjet me tone të drejtpërdrejta: “Hajdute është PD-ja, edhe Sali Berisha”. Në debat ndërhyn edhe deputeti Redi Muçi.
Debati i plotë:
Protestuesi: Hë mo Qorr, pse nuk e përmend emrin e Alex Sorosit? Paguhesh ti prej Alex Sorosit?
Arlind Qorri: Jo.
Protestuesi: Pse PD qenka 13 është në opozitë.
Arlind Qorri: Hajdute është PD-ja, edhe Sali Berisha.
Protestuesi: Pse nuk je ti? Pse nuk përmend ministrin e financave grek ti?
Arlind Qorri: Sot jam njeriu më i ndershëm.
Protestuesi: Ku të punon gruaja?
Arlind Qorri: Në Bashkimin Europian.
Redi Muçi: Po ty ku të punon gruaja?
Protestuesi: Në Amerikë.
Redi Muçi: Po edhe? Kujt i kërkon llogari ti?
Protestuesi: Ti je Sorosian?
Redi Muçi: Po ti je Sorosian?
gijotina.com/
The post “Paguhesh nga Alex Sorosi?”/ Mbështetësi i PD-së përplaset me Qorin dhe Muçin: “Hajdute është PD-ja, edhe Berisha” appeared first on GIJOTINA.