Homazhe dhe aktivitete përkujtimore në nder të luftës së UÇK-së dhe familjes Jashari

Në Kosovë kanë nisur disa aktivitete përkujtimore dhe ceremoni zyrtare në disa qytete të vendit pas Ditës së Flamurit në këtë 28 nëntor. Në Prekaz kanë nisur homazhet e organizuara nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe vijon me homazhet e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Ndërkohë në vijim priten të zhvillohen konferenca për media, seanca solemne, ceremoni përkujtimore dhe aktivitete në nderim të figurave të historisë dhe kulturës shqiptare. Në Mitrovicë do të mbahen homazhe dhe ceremonia e rivarrimit të intelektualit Adem Ademi, ndërsa në Prizren do të përurohen shtatorja dhe sheshi që do të mbajë emrin e Shën Nënë Terezës.

Pas kësaj aktivitetet do të përmbyllen në mbrëmje me pjesëmarrjen e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në pritjen shtetërore në Tiranë, organizuar me rastin e 114-vjetorit të Ditës së Flamurit të Shqipërisë.

The post Homazhe dhe aktivitete përkujtimore në nder të luftës së UÇK-së dhe familjes Jashari appeared first on GIJOTINA.