1600 efektivë policie në gatishmëri për protestën e nesërme në Tiranë, kufizime në qarkullim

Rreth 1600 efektivë të Policisë së Shtetit pritet të angazhohen në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së paralajmëruar për ditën e nesërme, 28 Nëntor, në Tiranë.

Mësohet se, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e tubimit, parashikohen edhe kufizime të përkohshme të qarkullimit rrugor në disa akse të kryeqytetit.

Bllokimi i rrugëve nuk do të bëhet sipas një plani të paracaktuar, por do të varet nga lëvizja dhe itinerari që do të ndjekin protestuesit gjatë marshimit.

 

 

 

The post 1600 efektivë policie në gatishmëri për protestën e nesërme në Tiranë, kufizime në qarkullim appeared first on GIJOTINA.