Pavarësisht reshjeve të shiut dhe kushteve të këqija atmosferike, qytetarët kanë vijuar edhe këtë mbrëmje protestën kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
As reshjet e shiut nuk i kanë penguar qytetarët të dalin në rrugët e Tiranës, duke ritheksuar kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e qeverisë.
Pas afro gjashtë muajsh protestash të përditshme, të rinjtë, studentët dhe qytetarët shprehen të vendosur për të vijuar qëndresën. Protestuesit e konsiderojnë 28 nëntorin një moment të rëndësishëm për zgjerimin e lëvizjes qytetare në shkallë kombëtare, ndërsa paralajmërojnë se protestat do të vijojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
gijotina.com/
The post Shiu nuk i ndal protestuesit, marshimi zhvendoset nga Kryeministria në rrugët e Tiranës appeared first on GIJOTINA.