Menjëherë pas përjashtimit të saj nga grupi parlamentar i PS, Elisa Spiropali ka reaguar në rrjetet sociale.
Me një fjali të shkurtër në Facebook Spiropali shkruan: Flasim nesër në 11:00 në konferencë shtypi nga Kuvendi.
Spiropali u përjashtua nga grupi parlamentar, pasi më parë kryeministri Rama kërkoi përjashtimin e saj nga të gjitha forumet e partisë. Rama e justifikoi mënjanimin e saj si mësim disipline brenda mazhorancës.
Ajo që i vuri kapak largimit të deputetes, janë deklaratat e saj pak ditë më parë, në Top Story, ku denoncoi presionet ndaj saj prej Belinda Ballukut.
Ish-zv.kryeministrja për Spiropalin ende ushtron pushtet në qeveri dhe institucione.
The post U përjashtua nga grupi parlamentar i PS, Spiropali: Do flas në konferencë për shtyp nga Kuvendi appeared first on GIJOTINA.