Pas ditëve me reshje shiu dhe mot të paqëndrueshëm, e marta, pritet të sjellë një përmirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike në Shqipëri.
Pjesa më e madhe e territorit do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe intervale të gjata me diell, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie, veçanërisht gjatë mëngjesit dhe natës.
Në zonat veriore, pritet mot kryesisht i kthjellët, me temperatura maksimale rreth 11-14 gradë Celsius. Edhe në zonat verilindore dhe malore do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike, por temperaturat e mëngjesit do të jenë të ulëta.
Në Shqipërinë e Mesme, pritet mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë rreth 12-13 gradë Celsius, ndërsa minimalet do të zbresin në 3-6 gradë në zonat e brendshme.
Edhe jugu i vendit do të përfshihet nga moti i qëndrueshëm. Në Vlorë dhe Sarandë temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 14 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa reshje të konsiderueshme nuk parashikohen.
Më i ndjeshëm do të jetë i ftohti në zonat juglindore. Në Korçë temperaturat minimale mund të zbresin deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë rreth 10 gradë.
Gjatë orëve të mbrëmjes pritet ulje e mëtejshme e temperaturave, veçanërisht në zonat malore dhe luginat e brendshme, ku mund të krijohen kushte për ngrica lokale.
The post Parashikimi i motit për sot, 24 Nëntor 2026 appeared first on GIJOTINA.