Moti i keq shkakton probleme në kryeqytet, era e fortë rrëzon pemën në mes të rrugës

Reshjet e dendura të shiut dhe moti i keq kanë përfshirë këtë të hënë edhe kryeqytetin, ku një pemë është rrëzuar në mes të rrugës pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

Pamjet  tregojnë pemën e rrëzuar në rrugë, ndërsa reshjet e shiut vijojnë të krijojnë vështirësi.

Moti i keq ka prekur gjatë ditës së sotme të gjithë vendin, duke shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona.

 

The post Moti i keq shkakton probleme në kryeqytet, era e fortë rrëzon pemën në mes të rrugës appeared first on GIJOTINA.