Barcelona ka marrë një fitore dramatike sot përballë Vijareal. Por suksesi 3-2 me përmbysje nga 0-2 për miqtë, u shoqërua me polemika të shumta për faktin se gjyqtarët harruan rregulloren.
Shkak i kontestimeve u bë goli i shënuar në minutën e 57 nga Gerard Martin, i cili shkurtoi diferencën në 1-2 dhe nisi nga aty përmbysjen e skuadrës së Flik. Zhoao Kanselo goditi shtyllën, ndërsa gjyqtari sinjalizoi në mënyrë të gabuar një goditje nga këndi për Barçën.
Lojtarët katalanas e ekzekutuan me shpejtësi që të mos kishte kohë për të rishikuar vendimin me VAR dhe shënuan me anë të Martin, mes protestave të vendasve.
Por meqë kryesori kishte rifilluar lojën, aksioni nuk kthehej më mbrapa dhe kësisoj, gjyqtarët i dhanë një ndihmë ekipit të Barcelonës në një moment të vështirë për katalanasit.
SHIH VIDEON
The post Barcelona fiton me përmbysje, por shpërthejnë polemikat: Gjyqtarët akuzohen se injoruan rregulloren appeared first on GIJOTINA.