Eurogol nga mesfusha në Itali, sulmuesi shkodran i dërgon sinjal Maranit për Kombëtaren

Gabriel Kulla është 18 vjeç dhe po shkëlqen edhe këtë sezon në kampionatin e moshave në Itali. Sulmuesi i Kombëtares U-19 dhe U-21 shënoi dje një eurogol për Sasuolon U-20.

Kulla e gjeti golin nga mesfusha, ndërsa në Primavera kishte përballë Komon U-20. Sulmuesi i lindur në Shkodër realizoi dopietë dhe sfida u fitua 0-3.

Për të ishte dopieta e tretë në këtë edicion ku ka shënuar tetë gola dhe ka asituar një tjetër në nëntë paraqitje.

Eurogoli i Gabriel Kullës: (VIDEO)

gijotina.com/

The post Eurogol nga mesfusha në Itali, sulmuesi shkodran i dërgon sinjal Maranit për Kombëtaren appeared first on GIJOTINA.