Tensione në kryeqytet/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Tensionet kanë vijuar gjatë protestës kundër qeverisë në kryeqytet, ku efektivët e policisë kanë nisur shoqërimin e disa prej pjesëmarrësve, duke përdorur edhe forcën fizike.

Ndërhyrjet janë kryer edhe në ambientet e lokaleve pranë zonës së Kullave Binjake, ku policia ka hyrë për të shoqëruar disa qytetarë.

Gjatë shoqërimeve janë dëgjuar thirrje kundërshtuese si “Lëreni çunin” dhe “Maskarenj”, në shenjë proteste ndaj mënyrës së ndërhyrjes.

 

The post Tensione në kryeqytet/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë appeared first on GIJOTINA.