Protestuesit para kryeministrisë: Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur

Pasi marshuan në rrugët kryesore të Tiranës duke u bërë thirrje dhe të tjerëve të bashkohen, protestuesit tashmë janë vendosur para kryeministrisë.

‘Nuk jemi të ‘varfër  jemi të vjedhur o njerëz’ thotë një protestuese.

Protesta ka nisur prej mesditës së sotme para ministrisë së Arsimit.

Më pas protestuesit marshuan drejt rrugës së Kavajës, ‘Myslym Shyri’ dhe tani ndodhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ para kryeministrisë ku i bëjnë thirrje Ramës të japë dorëheqjen.

Protesta ka qenë e qetë, por janë vënë re kordone të shumta policore që u kanë bllokuar kalimin.

The post Protestuesit para kryeministrisë: Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur appeared first on GIJOTINA.